INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Droga', Balla: Ti Lulzim ke hallin tënd, kur ishte Olldashi...

'Droga', Balla: Ti Lulzim ke hallin tënd, kur ishte Olldashi...

Publikuar më: 16:05 05-03-2018

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, ka reaguar pas fjalimit të kreut të opozitës Basha në Kuvend, duke thënë se prioriteti i qeverisë Rama ka qenë dhe është lufta kundër trafikut të drogës.

“Ti Lulëzim ke hallin tënd, jo të Shqipërisë, – tha deputeti socialist. – Partia Demokratike bënte protestë në mbështetje të Lazaratit kur droga kulmonte në këtë fshat në kohën tuaj. Ndërkohë që 2010 ka qenë viti më i dobët o kapjes së drogës në kohën kur ishte ti ministër i Brendshëm. Lufta anti-kanabis nuk ka qenë prioritet i qeverisë kur kryeministër ishte Berisha”, – u shpreh Balla.

 Madje duke bërë krahasime ai shprehet se më ndryshe ishte kur ministër i Brendshëm ishte Sokol Olldashi.

‘Kam këtu sasitë e kokainës të kapur që në vitin 2007 kur ishte ministër i Brendshëm Sokol Olldashi vetëm 2010 bën një përjashtim. Kur ishte Sokol Olldashi është njëlloj edhe sot kur është Xhafaj'

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281