INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Dritat e Krishtlindjeve në këtë kryeqytet të bukur do ti ndezë kjo këngëtare e njohur shqiptare [FOTO]

Dritat e Krishtlindjeve në këtë kryeqytet të bukur do ti ndezë kjo këngëtare e njohur shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 20:18 27-10-2017

Krishtlindjet po afrojnë dhe më 7 Nëntor “Oxford Street” do të zbukurohet nga drita shumëngjyrëshe. Bëhet fjalë për një nga rrugët më të preferuara për shopping për të gjithë evropianët, me më shumë se 300 dyqane dhe shërbime të tjera.
Në Londër, e kuptojnë që krishtlindjet po vijnë kur “Oxford Street” transformohet tërësisht nga dritat e ndezura dhe këtë vit do të jenë rreth 1778 zbukurime dhe 750000 drita LED të inspiruara nga flokët e dëborës në rënie. Besojeni ose jo, një shqiptare do t’i ndezë këto drita për herë të parë dhe ajo është këngëtarja Rita Ora, një artiste e lindur në Londër qytetin me të cilin e lidhin shumë gjëra.
Rita Ora do të bëjë mbi 1 milion njerëz të lumtur në atë moment, mes tyre dhe shumë personazhe të njohur, të cilët mezi po presin këtë atmosferë të bukur.

collagedritat.jpg

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00481414794922
    array(1) { ["section"]=> string(106) "dritat-e-krishtlindjeve-ne-kete-kryeqytet-te-bukur-do-ti-ndeze-kjo-kengetare-e-njohur-shqiptare-foto-40214" }