INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtuesi i mjetit përplas për vdekje këmbësoren dhe largohet menjëherë

Drejtuesi i mjetit përplas për vdekje këmbësoren dhe largohet menjëherë

Publikuar më: 08:47 22-06-2019

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në 'Bulevardin Blu' në Kamzës. Policia ka bërë me dije se, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 01:00. Policia ka identifikuar viktimën dhe po ashtu autorin.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar me iniciale A. M., që duke drejtuar mjetin tip 'Wolksëagen' përplasi 53-vjeçaren me iniciale L. L. Drejtuesi i mjetit është larguar pas aksidentit por më pas është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Shoferi është dorëzuar më pas vetë në ambientet e komisariatit të Policisë Rrugore. Ai akuzohet për 'Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor' dhe 'Largim nga vendi i ngjarjes'.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031509399414062