INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtori i Crvena Zvezdës ‘‘kërcënon’’ Shaqirin: E pret ‘‘ferri’’ në Beograd

Drejtori i Crvena Zvezdës ‘‘kërcënon’’ Shaqirin: E pret ‘‘ferri’’ në Beograd

Publikuar më: 15:17 21-09-2018

Java e katërt e Champions League ka rezervuar shumë surpriza në grupin C, ku Liverpool do të përballet me Crvena Zvezdës e Beogradit. Kjo ndeshje pritet të ngjalli shumë reagime dhe polemika duke ditur, tifozerinë e ashpër të kësaj skuadre. Për më tepër një shqetësim i madh është edhe futbollisti shqiptar i Liverpool, Xherdan Shaqiri, i cili shihet si një "shkëndijë" incidentesh nëse do të thirret për këtë ndeshje.

Disa ditë më parë një shqetësim për këtë çështje e ngriti edhe Drejtori sportiv i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terzic, madje ai paralajmëroi Shaqirin se në Beograd e pret "Ferri".Zvezdan Terzic ka treguar që skuadra e tij do ta kryej detyrën e tyre për ta mbrojtur Shaqirin dhe skuadrën e Liverpool, edhe pse ka theksuar ndjesinë e situatës.“Mendoj se Shaqiri do të ishte në një presion të jashtëzakonshëm psikologjik”, kishte thënë Terzic për të përditshmën serbe Kurir.

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502