INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtoresha e Tatimeve takim me biznesin e vogël. Nis procesi i informimit për skemën e TVSH-së

Drejtoresha e Tatimeve takim me biznesin e vogël. Nis procesi i informimit për skemën e TVSH-së

Publikuar më: 17:07 11-04-2018

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis procesin e informimit të biznesit të vogël për vendosjen e TVSH-së. Një ditë pas protestës së sipërmarrësve të vegjël Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto. Në takim u diskutua mundësia për të rritur mirëkuptimin, dhe bashkëpunimin për t’i ardhur në ndihmë biznesit të vogël që është përfshirë në skemën e TVSH-së. Vjero theksoi angazhimin e plotë të Administratës Tatimore për të informuar, trajnuar dhe asistuar biznesin e vogël në të gjithë vendin, duke vënë në dispozicion kapacitetet njerëzore, por edhe materialet informuese. “Palët ranë dakord, që të organizohen tryeza dhe takime të përbashkëta, në mënyrë që të përcillen mesazhet e duhura te biznesi i vogël në lidhje me të drejtat dhe detyrimet tatimore që ata kanë”-thuhet në njoftimin e DPT.  Një ditë më parë tregtarët  e vegjël në të gjithë vendin u solidarizuan dhe në mënyrë simbolike u vunë drynin bizneseve për 1 orë si masë kundër vendosjes së TVSH-së.

Article Logic
Execution time: 0.003331184387207