INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Drejtësi për Florencin’, protestë për të kthyer të riun nga Franca

‘Drejtësi për Florencin’, protestë për të kthyer të riun nga Franca

Publikuar më: 13:26 24-12-2017

Këtë të dielë qytetarë të shumtë janë mbledhur para Piramidës në Tiranë për të kërkuar drejtësi për vdekjen e të riut Florenc Beqiraj në Francë.

Përfaqësues të shoqërisë civile, familjarë të të riut, qytetarë kanë bërë thirrje shtetit që të ndihmojë familjen e të riut nga Shkodra e cila nuk ka mundësi të marrë trupin e djalit i cili prej një jave ishte në koma.

“Kërkojmë drejtësi, kërkojmë të dalë e vërteta dhe trupi i djalit të kthehet në Shqipëri’ tha njëri prej protestuesve me lot në sy.

Sigurisht edhe një qiri në kujtim te Florencit.

Vdekja e të riut në një spital të Francës, ku ishte në koma pasi ishte rrahur në një burg shkaktoi indinjimin e shumë prej nesh si dhe reagimin e disa politikanëve.

Article Logic
Execution time: 0.004302978515625