INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drastike/ 40% e të punësuarve në kufijtë e ekzistencës

Drastike/ 40% e të punësuarve në kufijtë e ekzistencës

Publikuar më: 11:17 10-05-2018
Sektori bujqësor është një nga më të rëndësishmit në Shqipëri, por ka rezultuar se 40% e të punësuarve që i përkasin këtij sektori janë në kufijtë e ekzistencës. Ky është vlerësimi i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës për zhvillimet ekonomike për 2017.
 
“Sektori bujqësor, i cili zë më shumë se 40% të punësimit dhe një të katërtën në PBB kufizohet kryesisht në operacionet e vogla familjare dhe në bujqësinë e ekzistencës, për shkak të mungesës së pajisjeve moderne, të drejtave të paqarta të pronësisë dhe sipërfaqet e vogla të tokës ” thuhet në vlerësimin e CIA për 2017-ën.
CIA vëren se në Shipëri tërheqja e invetimeve të huaja është shumë e vështirë dhe kjo ndodh për disa arsye si problemi i taksave dhe liçensave, sistemi i dobët gjyqësor, çështjet e pazgjidhura të pronësisë, infrastruktura e dobët etj
 
Ekonomia e Shqipërisë që prej vitit 2004 është rritur me 3.8% në vitin 2017. Ndërkohë, remitancat që zënë peshë të konsiderueshme në vend, të cilat në pjesën më të madhe vijnë nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në  Greqi e Itali, e bëjnë vendin tonë të prekshëm ndaj efekteve të krizave të mundshme të borxhit dhe rritjes së dobët në eurozonë. Megjithatë, kohët e fundit  po ndërmeren disa politika lehtësuese, vë në dukje raporti.
 bujq.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939