INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dragoi ynë i preferuar do të rikthehet në skenë së shpejti, por s’do të jetë më vetëm [FOTO]

Dragoi ynë i preferuar do të rikthehet në skenë së shpejti, por s’do të jetë më vetëm [FOTO]

Publikuar më: 15:05 04-06-2018

Regjizori Dean DeBlois tregoi pamjet e para nga filmi i ri How To Train Your Dragon që pritet të dalë në të ardhmen e afërt (i cili do të jetë i treti dhe do të quhet The Hidden World).

Bota jashtë DreamWorks Animation, pra ne, arritëm të shohim pak nga personazhet e reja të filmit përfshirë këtu versionin e bardhë dhe femërë të dragoit tonë të preferuar Toothless.

Nga kjo mund të kuptojmë se dragoi ynë do të ketë tashmë një interes dashuror dhe ndoshta do të kemi fatin të shohim disa versione të vockla të tij (fëmijë me pak fjalë).

Në filmin e tretë, Hiccup, shfaqet si i pari i fshatit në ishullin Berk që është shndërruar në një utopi të qetë ku vikingët dhe dragonjtë bashkëjetojnë krahë për krahu.

Por kur vëmendja e miku të tij dragua tërhiqet nga mikesha e re e bardhë, të dy do të testohen dhe aventura të reja presin dyshen tonë të preferuar.

Hiccup has probleme me lidershipin e tij dhe ky do të jetë vetëm një ndër shqetësimet që do të ketë në këtë film, sepse do të ketë plot kërcënime në horizont.

Me një kast fantastik të përbërë nga emra si Gerard Butler, Kristen Wig, Jonah Hill, Cate Blanchett, America Ferrera dhe Christopher Mintz-Plasse, nuk pritet gjë tjetër përveçse një kënaqësie të madhe, sikur ndodhi em dy filmat e parë.

How To Train Your Dragon: The Hidden World do të lançohet në kinema në Britninë e madhe në 1 Shkurt të vitit tjetër dhe trailerin e filmit do t’a mirëpresim javën tjetër.

Nuk e dimë për ju por ne jemi shumë të ekzaltuar dhe mezi po presim!

train-dragon-hidden-world.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004162073135376