INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dosja 'Tahiri' pret një kokë. Arta Marku shkarkon Besim Hajdarmatajn

Dosja 'Tahiri' pret një kokë. Arta Marku shkarkon Besim Hajdarmatajn

Publikuar më: 15:57 09-05-2018

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka shkarkuar nga detyra Kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Vendimi i marrë gjatë ditës së sotme, e shkarkon Hajdarmatajn nga posti i drejtuesit duke e lënë atë të ushtroj vetëm detyrën e prokurorit të Krimeve të Rënda. Po kështu mësohet se në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela. Prokurorja Prela, që prej muajit janar mbante detyrën e kryeprokurores në Prokurorinë e Durrësit. Prokurori i çështjes “Tahiri” lë postin e drejtuesit vetëm pak ditë pasi ish-ministri i Brendshëm dorëzoi mandatin e deputetit. Aktualisht dosja e Tahirit dhe Habilajve është në dorën e tij. Largimi i tij mbërrin një ditë pasi thërriti për të marrë në pyetje Gentian Cekan, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Lëvizja e kryeprokurores se Durrësit vjen një ditë pas grabitjes së korrespodencës sekrete të Prokurorisë nga persona të paidentifikuar.

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375