INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëhiqen masivisht mjekët e Urgjencës në QSUT, ja cilat janë arsyet

Dorëhiqen masivisht mjekët e Urgjencës në QSUT, ja cilat janë arsyet

Publikuar më: 14:32 05-12-2017

Një numër i madh mjekësh në urgjencën e QSUT në Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.

Mbingarkesa në punë dhe mungesa e kushteve në punë mësohet të kenë qenë edhe shkaqet kryesore që ka çuar mjekët të marrin këtë vendim.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Ka mbingarkesë me të shtruar të sëmurë, si dhe nuk ka kushte pune për stafin mjekësor. Ndërkohë, shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat”, thuhet në letrën e mjekëve.

Mësohet se vendim i stafit mjekësor i është komunikuar tashmë edhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministrit Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541