INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëheqja e mjekëve, reagon Basha: Tregues i rrënimit të shëndetësisë, i bëj thirrje Ramës të anulojë 4 koncesionet korruptive

Dorëheqja e mjekëve, reagon Basha: Tregues i rrënimit të shëndetësisë, i bëj thirrje Ramës të anulojë 4 koncesionet korruptive

Publikuar më: 19:56 05-12-2017

Pas letrës së dërguar nga disa mjekë të urgjencës të cilët kanë kërkuar dorëheqjen, me arsyetim se nuk kanë kushte të mira në punë, ka reaguar dhe kreu i PD Lulzim BASHA. Me anë të një postimi në Facebook. Basha shkruan se është një akt i paprecedent që pason eksodin në katër vite të fundit të qindra mjekëve.
Reagimi i plotë
Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës është akt i paprecedentë, që pason eksodin në këto 4 vite të qindra mjekëve të tjerë, dhe tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë.
Arsyeja e dorëheqjes për shkak të mungesës së kushteve minimale të punës është dëshmia më e dhimbshme e dështimit te eksperimentit fatal të Edi Ramës me “shëndetësinë falas”.
Në emër të misionit të tyre human, u kërkoj mjekëve të rishikojnë vendimin e tyre, të mos e braktisin Urgjencën, sepse qytetarët kanë nevojë për ta!
I bëj thirrje Edi Ramës të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të urgjencës kushte normale pune! Nga këto kushte varet jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë.
Mjafton që Rama të anullojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps

 

Article Logic
Execution time: 0.0019168853759766