INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëheqja e Eduard Halimit, deputeti i PS-së i thur “elozhe”: Ishte një kundërshtar i vështirë [FOTO]

Dorëheqja e Eduard Halimit, deputeti i PS-së i thur “elozhe”: Ishte një kundërshtar i vështirë [FOTO]

Publikuar më: 21:24 09-02-2018

Pas dorëheqjes së Eduart Halimit nga mandati i deputeti, ka ardhur reagimi i parë edhe nga radhët e mazhorancës. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar me një status në Facebook pas vendimit të Halimit për të hequr dorë nga mandati.
Socialisti vlerëson Halimin, ndërsa thotë se me largimin e tij peshorja e komisionit djathtas lehtësohet, pasi sipas tij ka qenë një kundër i vështirë, jurist i aftë.

“Sapo mësova nga mediat se Eduard Halimi ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. U befasova! Ishte një kundërshtar i vështirë, sepse është një jurist i aftë. Përtej “hallit” të argumentimit juridik të pozicioneve shpesh të pambrojtshme politike të lidershipit të partisë së tij, zoti Halimi mbetej gjithnjë një koleg i çmuar.
Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtësohet ndjeshëm për fat të keq. Megjithatë jeta vazhdon dhe si kryetar i Komisionit të Ligjeve po edhe si ish-koleg deputet dhe koleg në profesion, i uroj Eduard Halimit shëndet e mbarësi në jetën e re jashtë politikës”, shkruan Manja.

manja.png

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869