INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të pini cigare në plazh? Kujdes në këtë shtet burgosesh ose gjobitesh

Doni të pini cigare në plazh? Kujdes në këtë shtet burgosesh ose gjobitesh

Publikuar më: 17:31 12-10-2017

Plazhi është një nga vendet ku të gjithë duam të pushojmë e sidomos duhanpirësit të cilët ndihen më të çliruar për të shijuar një cigare.

Nëse të gjithë ju duhanpirësit keni vendosur të shkoni e të bëni plazh në Tajlandë shumë shpejt do të ndryshoni mendje pasi ky shtet do të ndalojë pirjen e duhanit në disa prej plazheve më të frekuentuara nga turistët.

E nëse kapesh duke shkelur ligjin do të dënohesh me një vit burg ose gjobë.

Masa do të hyjë në fuqi në nëntor dhe do të shtrihet 20 plazhe. Pas një periudhe prove, ajo do të aplikohet për të gjitha plazhet tajlandeze .

Sikur masa të tilla të merreshin edhe në plazhet shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375