INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të ikni në SHBA, po garantuesi nuk ju përgjigjet? Ja zgjidhja…

Doni të ikni në SHBA, po garantuesi nuk ju përgjigjet? Ja zgjidhja…

Publikuar më: 12:12 08-02-2019

Avokati amerikan Kieran Both u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve shqiptarë lidhur me emigracionin në SHBA, në rastet kur të ardhurat e garantit ose sponsorit të tyre, nuk mjaftojnë.

Një lexues shkruan: Xhaxhai im bëri aplikimin për të birin për të ardhur në SHBA. Qëndra kombëtare e vizave i dërgoi një letër ku e njoftoi se çështja e tij tashmë ka hyrë në proces. Një nga dokumentat që ai duhet të dorëzojë është deklarat a me betim për të ardhurat, si sponsor. Sqaroj që xhaxhai është invalid dhe nuk është në gjendje pune. Unë jam shtetas amerikan, i pamartuar dhe rroga ime është $33,000 në vit. Desha të dija nëse mund ta ndihmoj unë xhaxhanë në këtë proces dhe si? Çfarë dokumentash duhet të dorëzoj?
Përgjigje e avokatit, në Gazetën Illyria: "Po, mundeni. Dokumenti që do t’u kërkohet është ai që quhet Affidavit of Support, Formulari I-864. Kjo deklaratë për mbështetje financiare ( Form I-864) është një formular i rëndësishëm që kërkohet në rastet e bashkimeve familjare, ku aplikanti dëshmon se emigranti që përgatitet për të ardhur në Amerikë, i ka të gjitha mundësitë financiare për jetesë dhe nuk do të bëhet barrë publike me ardhjen e tij këtu. Personi që plotëson këtë dokument quhet sponsor.
Sipas ligjit, sponsori do të vazhdojë të jetë i tillë e të respektojë detyrimet ndaj të ardhurit, derisa i ardhuri bëhet shtetas amerikan, të punojë 10 vjet në këtë vend, të plotësojë kreditet(40), apo deri sa largohet nga Amerika nëse ai vendos të largohet, apo deri sa të vdes. Sponsori shpreh aprovimin e tij duke hedhur firmën. Dokumenti i firmosur ka vlerën e një kontrate të detyrueshme me ligj. Prandaj është e rëndësishme që sponsori, para se të vendosë të firmosë, të njohë rëndësinë e asaj firme dhe detyrimeve që lindin si pasojë e kontratës. Ne do t’u sugjeronim sponsorëve të konsultohen me avokatë profesionistë para se të marrin përsipër detyrime të tilla para ligjit.
Si regull, në qoftëse aplikanti që mbush dokumentat për bashkim familjar, nuk ka të ardhura të mjaftueshme, si në rastin e letërshkruesit, atëhere një bashkë-sponsor, mund të bëhet garant. Të ardhurat e sponsorit duhet të jenë baras me,ose të kalojnë 125% të kufirit të varfërisë federale. Për një familje me katër anëtarë minimumi i të ardhurave që kërkohet është 30, 375 gjithnjë duke patur parasysh numrin e antarëve të familjes ku do përfshihet edhe pjestari që pritet të vijë. Nëse aplikanti nuk i ka këto të ardhura, dmth bën më pak se kaq, atëhere mund t’i vijë në ndihmë një sponsor tjetër, (në rastin tonë letërshkruesi) i cili duhet të jetë shtetas amerikan ose rezident permanent, mbi 18 vjeç dhe që natyrisht jeton në SHBA. Ky sponsor duhet të përmbushë kërkesat financiare,njëlloj si aplikanti kryesor. Ai firmos (Form I-864), si sponsor i përbashkët dhe merr përgjegjësinë e sponsorizimit e detyrimet që përmendëm me lart. Nëse sponsori i përbashkët është i pamartuar, sa kohë që nuk ka nën vartësi ekonomike njerëz të tjerë dhe bën të paktën $33.000, atëhere ai është I ligjshëm për të firmosur deklaratën e sponsorit. Sponsorizimi i një emigranti është veprim serioz, dhe çeshtja i kalon gjykatës nëse sponsori heq dorë nga detyrimet e tij për të cilat ka firmosur .
Sponsori mund të bëhet përgjegjës financiarisht në qoftëse emigranti merr benefite nga shteti. Form I-864 e bën emigrantin e ardhur në SHBA të paligjshëm për benefite federale, apo të shtetit ku do banojë. Nëse emigranti merr ndonjë nga benefitet që nuk i takojnë, agjensia e detyron sponsorin të ripaguajë çmimin e tyre. Në vazhdim agjensia mund ta hedhë në gjyq sponsorin nëse ai nuk e bën këtë pagesë.

Article Logic
Execution time: 0.0042200088500977