INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni një trup si të motrave Kardashian? Ky është sekreti

Doni një trup si të motrave Kardashian? Ky është sekreti

Publikuar më: 11:52 05-01-2018

Ato janë femrat më të komentuara në showbiz dhe ndër të tjera fliten edhe format e tyre trupore. Përpos fjalëve për ndërhyrje, motrat Kardashian qëndrojnë gjithnjë në kontakt me dietologët dhe instruktorët më të mirë të fitness-it.

Për të zbuluar se cilat nga këshillat e tyre janë efektive dhe të sigurta për të gjithë ata që duan të dobësohen, “cosmopolitan.com“ ka pyetur Charlie Seltzer, ekspert në çështjet e dobësimit.

Vendosni një qëllim real, sa kilogram doni të humbisni

Pas shtatzënive Kim Kardashian gjithmonë postonte foto mbi peshore duke treguar edhe sa kilogramë dëshironte të humbiste.

“Në qoftë se peshoheni vazhdimisht, e keni më të lehtë të arrini objektivin tuaj, pasi në këtë mënyrë ju i kujtoni vetes qëllimin që keni vendosur dhe kjo shërben si motivim për ju”, – shpjegonë Dr. Seltzer.

Hani të njëjtën gjë çdo mëngjes për gjysmën e vitit, pastaj zëvendësojeni me diçka tjetër

Kourtney është ideatorja e këtij zakoni, ajo ka postuar në rrjetet e saj sociale se për gjashtë muaj rrjesht hante të njëjtën gjë në mëngjes, pastaj e zëvendëson atë.

“Të hash të njëjtën gjë çdo mëngjes ju ndihmon të konsumoni më pak kalori pasi i ofroni vetes shumë më pak opsione ushqimesh”, – thotë Seltzer.

Kufizoni kaloritë që merrni

“Kim nuk merr më shumë se 1800 kalori në ditë”, – ka thënë për “Elle” dietologia e saj Colette Heimowitz .

“Të llogarisësh të gjitha kaloritë që merr gjatë ditës ju ndihmon juve ta keni më të qartë se sa hani dhe çfarë duhet të hani. Kjo ju ndihmon të dobësoheni dhe të shmangni ushqimet që nuk duhen ngrënë. Nevojat kalorike janë personale, varen nga mosha, gjatësia, shkalla e aktivitetit fizik, pesha aktuale dhe pesha që doni të arrini”, – thotë eksperti.

Hani të njëjtën sasi ushqimi çdo ditë, në varësi të aktivitetit fizik që kryeni

Kim konsumon të njëjtën sasi ushqimi çdo ditë në varësi të llojit të stërvitjes që bën, intensive apo më të ngadaltë.

“Ju duhet të merrni brenda 1800 kalorive mjaftueshëm proteina që trupi juaj të rrisë masën muskulore”, – ka thënë dietologia e saj për “Elle”.

Ndërkaq eksperti thotë se: “Ju duhet të merrni aq kalori sa trupi juaj ka nevojë kur stërviteni, në mënyrë që të jeni të fortë dhe të tonifikuar. Për këtë arsye mundohuni të ruani një balancë kalorike çdo ditë”.

Pini 12 gota çaj detox në ditë

Kendall ka thënë për “E! News” se ajo pi 12 gota me çaj Kusmi në ditë.

Sipas ekspertit Seltzer: “Të pish kaq shumë çaj ju bën të shkoni shumë shpeshë në tualet, përveç kësaj çaji nuk ka kalori dhe ju keni nevojë për kalori për të ushqyer organizmin tuaj. Dr. Seltzer nuk rekomandon pirjen e asnjë lloj çaji që nuk ju përshtatet juve.

Hani çfarë të doni

Në qoftë se pyesni Khloé, ajo do ju thotë se Kendall ndjek një model anti dietë, ajo pëlqen picat dhe hamburgerat.

Eksperti thotë se: Ka edhe gjëra më të mira për të ngrënë, por kjo është më e mirë sesa të konsumosh gjëra të pagatuara. Pa e parë nivelin e yndyrnave në gjakun e Kendall, ai mendon se në qoftë se ndihet e shëndetshme dhe nuk shton në peshë, mund të vazhdojë të ushqehet në këtë mënyrë. 

Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203