INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu kërkoi arrestimin e Ilir Metës? Flet për herë të parë Presidenti, reagon edhe për dorëheqjen e Tahirit! [FOTO]

Donald Lu kërkoi arrestimin e Ilir Metës? Flet për herë të parë Presidenti, reagon edhe për dorëheqjen e Tahirit! [FOTO]

Publikuar më: 20:49 03-05-2018

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e bërë pak kohë më parë nga ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, i cili u shpreh se ambasadori amerikan Donald Lu i kishte kërkuar arrestimin e tij.
“Unë nuk dëshiroj të merrem me letra, dhe as me diskutime për të cilat nuk kam qenë prezent. Ambasadori ka dhënë përgjigje publike dhe zyrtare, ashtu sikurse pas miratimit të reformës, ka vlerësuar rolin tim për këtë arritje”, u shpreh Meta në një intervistë për “Faxnews”.

I pyetur për marrëdhëniet e tij me kryediplomatin amerikan në Tiranë, kreu i shtetit tha se “me ambasadorin Lu, janë marrëdhënie institucionale, të vazhdueshme, të qëndrueshme, që do të vazhdojnë edhe kur ai të mos jetë më ambasador”.

Presidenti Ilir Meta ka edhe vendimin e ish ministrit Saimir Tahiri për të lënë mandatin e deputetit. Presidenti u shpreh:

“Nuk kam koment për largimin e Tahirit. Drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush”. I pyetur për dyshimet që thuhet se ka në Gjermani për dhënien e dritës jeshile për celjen e negociatave të Shqipërisë dhe cështja “Tahiri”, Meta tha: “Janë dy qasje, lidhur me rëndësinë që ka celja e negociatave, vështirësitë për marrjen e një vendimi të tillë, qasja më pozitive që kanë të gjithë aktorët në vend është që celja e negociatave e ndihmon vendin ti adresojë më mirë shqetësimet që kanë dhe partnerët ndërkombërtarë por që janë artikuluar edhe brenda vendit. Celja e negociatave do të thotë më shumë instrumenta, monitorim më i ngushtë nga BE dhe një motivim i të gjithë aktorëve vendas për të arritur standarte më të larta në këtë proces”.

met.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057