INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu kërkon arrestime dhe konfiskim pasurish për

Donald Lu kërkon arrestime dhe konfiskim pasurish për "bosët" e krimit

Publikuar më: 10:12 07-09-2016

Në një dalje publike Ambasadori Amerikan Donald Lu, i cili është angazhuar maksimalisht për reforën në drejtësi, i ka bërë një “skaner” situatës në vendin tonë. Jo pa shqetësim, Ambasadori Lu tha se në vendin tonë niveli i korrupsionit është shumë i lartë, ndaj tha Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Gjeorgjisë.
Donald Lu:
“Dua të nënvizoj se niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë. Ka kriminelë të fuqishëm që kanë kryer vrasje. Duhet të përballemi me këtë problem, siç bëri Amerika dy dekada më parë në Gjeorgji. U arrestuan shumë persona, u sekuestruan miliona dollarë. Kjo organizatë kriminale meritonte të ndëshkohej për lidhjet që kishte me policinë dhe pushtetin”.
Por nga do të vijë zgjidhja për këtë fenomen në shoqërinë shqiptare, Donald Lu ka këtë përgjigje:
Donald Lu:
“Kjo do të thotë se do të ngrihet një grup serioz i rëndësishëm hetimi. Ata do të bëjnë trajnimet më të mira me agjentë të FBI për tu siguruar që ata do ta kryejnë mirë punën e tyre, do të mbikqyren nga këta agjentë të FBI në të ardhmen”.
Në këto kushte Donald Lu ka këtë thirrje.
Donald Lu:
“Në Shqipëri duhet të punohet shumë që ti jepet fund kësaj situate korrupsioni kaotike. Shqiptarët janë të gatshëm që ti largojnë këta persona të korruptuar nga qeveria dhe parlamenti. Por ky është një paralajmërim për kriminelët e tjerë që duan ti bashkohen politikës. Dhe problemi është mos ndëshkimi pas bosët e krimit nuk mund të dënohen për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me influencë. Situata në Shqipëri është e rëndë. Por unë besoj se reforma në drejtësi dhe proçesi i dekriminalizimit do të ndihmojë për të rregulluar problemin e pandëshkueshmërisë dhe të lidhjeve kriminale me politikën”.

Article Logic
Execution time: 0.0042130947113037