INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doli me leje, si u zbulua i burgosuri në Korçë me 22 doza drogë në stomak

Doli me leje, si u zbulua i burgosuri në Korçë me 22 doza drogë në stomak

Publikuar më: 11:23 19-05-2019

Edhe pse janë në burg disa njerëz ende guxojnë të sfidojnë drejtësinë.

Një i dënuar në burgun e Korçës kthimin  nga leje që kishte marrë për të qëndruar disa ditë me familjen e shfrytëzoi për të transportuar në qeli 22 doza narkotike.

I dënuari me inicialet B.L, lëndën narkotike e transporton në burg ‘përmes’ stomakut të tij, pasi kishte gëlltitur 22 doza në qese plastike.

Policët pasi e kanë parë sjelljen jonormale të të burgosurit të kthyer në qeli, e kanë çuar menjëherë në spitalin e burgut, ku u krye ekografia, dhe u konstatua se në stomak kishte shumë doza lënde narkotike.

Informacioni ishte marrë fillimisht nga shërbimi i SHKBB, por nuk dihej sesi do të bëhej transporti.

Për këtë, u krye edhe kontrolli i hollësishëm i të dënuarit i cili, tashmë ka një akuzë të re përsipër për tu gjykuar.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166