INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dokumentin e aftësisë në punë mund ta marrim më lehtë, direkt tek…

Dokumentin e aftësisë në punë mund ta marrim më lehtë, direkt tek…

Publikuar më: 12:49 05-09-2019

Raporti mjekësor që dorëzojnë punonjësit në institucionet ku punojnë tashmë do të merret më lehtë. Falë vendimit më të fundit të qeverisë nuk do të keni më nevojë të kaloni nëpër komsione dhe të kryeni vizita në mjekë të ndryshëm, por me të do t’ju pajisë mjeku i familjes. 

Ndërsa në ato ndërmarrje që sipas ligjit kanë të punësuar vetë mjekë ndryshimi është ky: “Për të siguruar kontrollin shëndetësor në punë të punëmarrësve, punëdhënësi kërkon kontroll paraprak shëndetësor në momentin e punësimit ose gjatë tremujorit të parë të punës nga mjeku i punës, për të siguruar që shëndeti i punëmarrësve.
Në vendimin e ndryshuar shtohet se mjeku i punës duhet të kartelizojë çdo punonjës në fillim të punës e duhet të dokumentojë në kartelën shëndetësore të punëmarrësit dhe të vlerësimit të riskut të gjitha vizitat dhe ekzaminimet që do të kryejë punëmarrësi në vazhdim.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004