INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dokumentari i fundit i realizuar prej tij tregon shumë: Avicii shfaqet i rraskapitur dhe nuk performonte dot më [VIDEO]

Dokumentari i fundit i realizuar prej tij tregon shumë: Avicii shfaqet i rraskapitur dhe nuk performonte dot më [VIDEO]

Publikuar më: 22:20 26-04-2018

Dj i hitit “Wake me Up”, Avicii, u gjend i vdekur rreth një javë më parë në një apartament në Oman. Pas ngjarjes tragjike të gjithë filluan të spekulonin se ndarja nga jeta në moshën 28-vjeçare, kishte ardhur vetëm prej konsumimit të alkoolit. Megjithatë ai kohë më parë e kishte pranuar vetë se dieta e tij përbëhej nga ushqime ‘fast-food’-i, pijet energjike dhe cigaret dhe kjo mund të ketë ndikuar negativisht në shëndetin e tij.

Për më tepër kjo gjë vërtetohet edhe në një nga dokumentarët që është realizuar së fundmi prej tij. Në sekuenca të dokumentarit Avicii shihet shumë i lodhur, aq sa nuk mundet të mbajë hapur sytë e tij.

4B93278200000578-5660189-Tough_A_clip_released_from_Avicii_s_recent_documentary_shows_the-a-203_1524745924222.jpg

‘Avicii-Histori të vërteta’ është dokumentari, i cili e pati premierën 6 muaj para vdekjes së muzikantit, përqëndrohet tek Avicii që u tregon menaxherëve dhe bashkëpunëtorëve të tij se do të heq dorë nga muzika. Gjithashtu në dokumentar vetë ai ka pranuar se nëse nuk do ndalonte së performuari do të vdiste.

Ky dokumentar është i vlefshëm në platformën ‘Netflix’ në disa shtete të ndryshme, si në Gjermani dhe vendet skandinave.

Burimi:revistawho.com

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283