INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Do toleroni Vllazninë', Partizani vjen me këtë reagim zyrtar

'Do toleroni Vllazninë', Partizani vjen me këtë reagim zyrtar

Publikuar më: 18:10 14-05-2018

Partizani ka mundur Vllazninë e Shkodrës me rezultatin 2-0. Po para ndeshjes tifozët dhe skeptikët kanë akuzuar demat e kuq se bëjnë tolerime kundrejt skuadrave të tjera madje dhe gjatë ndeshjes.
Menjëherë pas këtyre zërave ka ardhur dhe reagimi zyrtar i ekipit të partizanit.
"Klubi falenderon tifozerinë e kuqe të pranishme në stadium, për përkrahjen e madhe që dhuroj në mbështetje të ekipit në ndeshjen delikate luajtur të dielën ndaj Vllaznisë. Njëkohësisht Klubi nuk mund të pajtohet aspak me sulmet verbale ndaj lojtarëve tanë,të cilët para por edhe gjatë ndeshjes janë kontestuar nga individë të veçantë, duke cënuar personalitetin e tyre. Klubi e ka deklaruar përgjatë gjithë këtij sezoni se respekton fair – play in, duke luajtur ndershmërisht dhe pa u bërë pjesë e kompromiseve që prishin rregullat e lojës dhe parimet e garës. Partizani është dhe do të jetë gjithmonë pro garës së ndershme duke respektuar nga fillimi e deri në fund emrin dhe fanelën e kuqe", shkruhet në deklaratë

Article Logic
Execution time: 0.0028531551361084