INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të sillni në jetë një fëmijë, surprizon qeveria. Shumëfishon bonuset [FOTO]

Do të sillni në jetë një fëmijë, surprizon qeveria. Shumëfishon bonuset [FOTO]

Publikuar më: 11:15 26-09-2018

2019 do të jetë i mbarë për këdo që do të sjellë në jetë një fëmijë. Kryeministri Edi Rama ka surprizuar me shifrat e bonuset e bebeve në daljen e tij në krah të Ministres së Shëndetësisë. Në diskutimet e buxhetit për vitin e ardhshëm, kreu i shumicës prezanton politikat e reja për rritjen e natalitetit.

Edi Rama:
“Fëmija i parë i një çifti do të marrë 400 mijë lekë të vjetra, 8-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë. Fëmija i dytë do të marrë 800 mijë lekë të vjetra. 16-fishi i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë. Fëmija i tretë do të marrë 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra, pra 24 fish i bonusit të sotëm prej 5 mijë lekë
Çdo bebe që lind në maternitetet e republikës së Shqipërisë do të regjistrohet aty dhe nuk do të shkojë në gjendje civile dhe do të marrë menjëherë çekun për mirëseardhjen. Kjo është një ndihmë e drejtpërdrejtë për familjet që sot kanë vështirësitë e tyre dhe me lindjen e fëmijëve duhet të jenë të përkrahur. Është një masë që në kalkulimet tona do të nxisë natalitetin për të gjithë pa dallim”.

 

rama_pwr_lindjet.png

Article Logic
Execution time: 0.0041079521179199