INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të qeshni me lot! Bes Kallaku sapo e “fëlliqi” para të gjithëve Xhensilën: Mos i thoni gjë...[VIDEO]

Do të qeshni me lot! Bes Kallaku sapo e “fëlliqi” para të gjithëve Xhensilën: Mos i thoni gjë...[VIDEO]

Publikuar më: 17:23 04-05-2018

S’ka faj e shkreta, na ndodh të gjithëve! 

Bes Kallaku dhe Xhensila janë padiskutim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe dashuria e tyre u kurorëzua në martesë para disa muajsh. Por bekimet s’kanë fund sepse ata janë në pritje të fëmijës së parë.

Mirëpo, mesa duket Xhensila nuk i ka fare mirë punët me gjilpërat dhe këtë na e tregoi Besi në Instagram pasi ata kishin shkuar të bënin disa analiza për këngëtaren, por nuk kanë munguar të qarat dhe të qeshurat me lot.

Xhensila, për të duruar dhimbjen i ka shtrënguar dorën Besit duke i lënë edhe shenjat e shtrëngimit.

Është vetë aktori ai i cili publikon gjithçka ndërsa shkruan:

“lot, lot, lot me kte video, edhe ne videon e dyte shikoni rezultatin e shtrengimit te dores. Nis e qan akoma pa dal nga shpia diten qe ka analizat. Hahhaahahah, mos i thoni gjo Xhensiles. Hahaha.”

Article Logic
Execution time: 0.0041041374206543