INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të na pushtojë i nxehti afrikan apo shi?! Merrni masat, ja çfarë pritet të ndodhë me motin!

Do të na pushtojë i nxehti afrikan apo shi?! Merrni masat, ja çfarë pritet të ndodhë me motin!

Publikuar më: 17:57 19-07-2018

Ditën e nesërme pritet një alternim i motit në zona të ndryshme të vendin ku nuk do të mungojnë reshjet e dobëta lokale. Reshjet mund të prekin kryesisht zonat malore të qarqeve gjatë pasditeve. Në ndonjë rast të rrallë, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës, por me kohëzgjatje të shkurtër. Nesër, e premte, datë 20 korrik, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 19 / 31 °C

në vendet malore: 14 / 28 °C

Moti i nxehtë ka pushtuar vendin tonë gjatë ditëve të fundit, por siç thonë metereologët, i nxehti afrikan pritet të prekë vendin shumë shpejt, veçanërisht gjatë fundjavës.

Një pjesë e mirë e Europës është përfshirë prej 3-4 ditësh nga i nxehti afrikan. Megjithatë territori shqiptar e ndjen kryesisht të shtunën dhe të dielën. Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të shënojë temperatura nga 33 deri në 36 gradë Celsius. Megjithatë në zona specifike si Shkodra, Elbasani, Fieri e Berati por edhe Gjirokastra, pritet të shënojnë deri në 38 gradë Celsius.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0019199848175049