INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të marrë vendimin DRASTIK? Pasi i vdiq menaxheri, AZET i shkon te varri dhe bën dedikimin prekës: Do të…[FOTO]

Do të marrë vendimin DRASTIK? Pasi i vdiq menaxheri, AZET i shkon te varri dhe bën dedikimin prekës: Do të…[FOTO]

Publikuar më: 09:40 26-06-2019

Para pak ditësh ndërroi jetë në aksident menaxheri i këngëtarit të njohur kosovar Azet dhe ditën e djeshme i është dhënë lamtumira e fundit. Ceremonia mortore e të ndjerit Sefa Kaya u mbajt në Stamboll aty ku ishin të pranishëm një numër i madh njerëzish dhe sigurisht që s’mund të mungonte as Azet.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto nga ceremonia mortore dhe në një prej tyre shihet Azet i pikëlluar pranë varrit të mikut të tij. 

habib.jpg

Siç duket vdekja e Sefa e ka prekur shumë reperin shqiptar, i cili e ka kujtuar nëpërmjet një fotografie të cilën e ka publikuar në Instastory dhe pranë saj i ka shkruar edhe disa fjalë.

“Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona. Sefa Mbret Kaya”, ka shkruar Azet bashkëngjitur postimit.

aeti.jpg

 

Ndërkohë para pak ditësh u tha sipas "Prive", se Azet i tronditur nga kjo humbje po shqyrton anulimin e të gjitha koncerteve të cilat ishin caktuar pikërisht nga menaxheri.

Kjo vjen pas faktit se Sefa po mbyllte pikërisht datat e koncerteve në Kosovë dhe këto mund të jenë një kujtim i dhimbshëm për reperin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027070045471191