INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të luante rolin e një transgjinoreje, kritikuesit e bëjnë aktoren e njohur  të marrë vendimin e papritur [FOTO]

Do të luante rolin e një transgjinoreje, kritikuesit e bëjnë aktoren e njohur të marrë vendimin e papritur [FOTO]

Publikuar më: 16:10 14-07-2018

Ajo është një emër mjaft i suksesshëm në kinematiografinë botërore. Ka fituar simpatinë e miliona famnsave me rolet e saj të shumta. Por roli i fundit duket se ka qenë zhgënjyes. Mediat e huaja flasin se Scarlet Johansson do të luante rolin e një transgjinori në një dramë që pritet të dalë shumë shpejt. Bëhet fjalë për filmin “Rub & Tug” një film i bazuar në historinë e vërtetë të jetës së Jean Marie Gill. Gill lindi grua por mori identitetin e një mashkulli me emrin Dante “Tex” Gill ndërkohë që drejtonte një qendër masazhesh e kthyer në një qendër prostitucioni në Pitsburg të Pensilvanisë në vitet ’70.

Ky rol është kundërshtuar goxha sepse mendohet se mund të luhej shumë mirë nga një aktor trangjinor. Kanë qenë pikërisht këto kritika që e bënë aktoren të heqë dorë nga roli.

“Në bazë të kritikave të ngritura ndaj meje mbi pjesëmarrjen time në Dante Tex Gill kam vendosur të tërhiqem me respekt nga pjesëmarrja ime në këtë projekt. Të kuptuarit të komunitetit transgjinor vazhdon të përparojë dhe kam mësuar shumë nga ato çfarë janë thënë që në momentin e parë që u lançua se do të isha pjesë e stafit. Kam një admirim dhe dashuri të madhe për komunitetin transgjinor dhe jam e lumtur që diskutimet për atë rol vazhdojnë të jenëtë hapura. Unë do ta kisha dashur të kisha mundësinë për të sjellë historinë dhe tranzicionin e Dantes në jetë. E kuptoj pse shumë mendojnë se ai duhet të portretizohet nga një person transgjinor dhe jam mirënjohëse që ky debat ka nxitur një bisedë më të madhe rreth diversitetit dhe përfaqësimit në film të tyre.”,- është shprehur Johansson.

53556884a2bf4fe641df404e_scarlett-johansson-vanity-fair-ss04.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502