INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të çuditeni! Ky është postimi në Instagram që Kim Kardashian do donte ta fshinte menjëherë [FOTO]

Do të çuditeni! Ky është postimi në Instagram që Kim Kardashian do donte ta fshinte menjëherë [FOTO]

Publikuar më: 19:54 06-08-2017

Do të surprizoheni, por është shumë i rëndësishëm për të! Ashtu si të gjithë njerëzit edhe Kim Kardashian ka disa keqardhje. E tashmë është bërë e zakonshme që këto keqardhje kanë të bëjnë me sjelljen online, pra në rrjetet sociale. Kim Kardashian ishte e ftuar në kanalin YouTube të Patrick Starr ku përveç të tjerash, foli edhe në lidhje me postimin në Instagram për të cilin ndjen më shumë keqardhje dhe duhet ta pranojmë qe i ka mbetur peng.

Ka të bëjë me unazën e saj të propozimit për fejesë të cilën ajo e postoi nga San Francisco pasi Kanye e pyeti atë nëse do donte të ishte bashkëshortja e saj.

Shqetësimi nuk ka të bëjë me shfaqjen e unazës së madhe që më vonë do t’ja vidhnin në Paris, por me faktin se thonjtë e saj nuk janë në nivelin e duhur.

“Një nga keqardhjet më të mëdha për fotografinë, është kur u fejova dhe pata thonjtë shumë të shkurtër kur tregova foton time. Do të dukej më bukur me thonjtë e gjatë.”, tha ajo për Patrick Starr.  

Ehh Kim, kjo është jeta, gjëra femrash!

Article Logic
Execution time: 0.0020771026611328