INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të bashkëjetoni me partnerin?Do t’ju ndodhin këto 6 gjëra!

Do të bashkëjetoni me partnerin?Do t’ju ndodhin këto 6 gjëra!

Publikuar më: 12:29 16-03-2018
Për ta vërtetuar më shumë dashurinë në çift, duhet të provoni të jetoni për të parë nëse përshtateni plotësisht.
Ekspertët, sipas intv.al  kanë sjellë disa nga gjërat që ndodhin, kur filloni të jetoni për herë të parë më partnerin tuaj.
 
1. Debat për mobilimin e shtëpisë
Secili ka shijet e tij në mënyrën si  mobilon shtëpinë. Ndodh që njëri prej partnerëve dëshiron stilin më antik, ndërsa tjetri më modern. Ju do diskutoni për këtë gjë, derisa të arrini të bini dakord.
2. Vështirësi në ndarjen e tualetit
Higjena është një ndër gjërat kryesore që çdokush e vlerëson. Tualeti është treguesi kryesor i pastërtisë personale dhe ndarja me dikë tjetër është e vështirë. Nëse arrini të përshtateni në ndarjen e tualetit, jeni në rrugën e duhur.
3. Nuk shkruani më mesazhe romantike
Tashmë nuk jeni më në fazën t’i dërgoni mesazhe romantike njëri- tjetrit. Duke jetuar së bashku, shumica e mesazheve, janë për t’i kujtuar për të blerë ndonjë gjë për shtëpinë, ose për të paguar ndonjë faturë.
4. Krijohet më shumë rrëmujë
Bashkëjetesa nuk është aq e thjeshtë sa e mendonit. Rrobat tuaja dhe të partnerit do krijojnë rrëmujë në dhomë  dhe duhet të mundoheni të tregoheni të mirëkuptueshëm. Mos krijoni debate, pasi rrëmuja është pjesë e jetesës së bashku.
5. Fundjavat i kaloni më shumë në shtëpi
Ju ndiheni shumë rehat me njëri-tjetrin dhe nuk dëshironi të shpenzoni duke shëtitur si dikur. Filloni duke përzgjedhur gjëra, që mund t’i bëni brenda shtëpisë. Home sëeet home!
6. Përpara se të dilni nuk rregulloheni shumë
Kur ishit ende në fazat e fillimit të lidhjes, ju rrinit më shumë kohë përpara pasqyrës për t’u bërë gati. Tani që do bashkëjetoni, as nuk e vrisni më mendjen si dukeni, pasi jeni më të sigurtë për partnerin. Kjo gjë është e gabuar, sepse njeriu e mban veten jo për partnerin.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0033168792724609