INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do t’i pajtojë?! Sot nuk flasin më, por Florian Marku sapo bëri bashkë Noizyn, Dudën dhe Mozzik, zbulojeni! [FOTO]

Do t’i pajtojë?! Sot nuk flasin më, por Florian Marku sapo bëri bashkë Noizyn, Dudën dhe Mozzik, zbulojeni! [FOTO]

Publikuar më: 20:46 07-05-2018

Florian Marku është mik shumë i afërt me Noizyn, por ndoshta ky veprim i tij si ka pëlqyer aspak reperit!

Të gjithë e dini që Noizy ishte një nga miqtë më të mirë të Dudës, reperit kosovar, por kohët e fundit marrëdhënia e tyre është prishur dhe aludohet se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak se “Zinizin” nuk i ka shpërndarë këngën atij. Edhe nëse kjo nuk është e vërtetë, të themi të drejtën kemi shumë kohë që s’i kemi parë më bashkë.

Para pak muajsh, Mozzik i bëri “diss” Noizyt, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por u shfaq me Don Phenom duke kënduar këngën “sjeni gati për mu”, këngë një që është një “diss” për OTR.
Por edhe pse Florian Marku ka shok të ngushtë Noizyn, kjo nuk do të thotë që ai s’mund t’i dëgjojë këngët e reperëve të tjerë. Ai ka publikuar disa video në instastory duke dëgjuar këngën e Varrosit, Noizyt, Dudës dhe Mozzik.

Mos vallë ishte një sinjal që ai ka dashur t’ua dërgojë atyre?

 

collageintv.al.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041458606719971