INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do shkriheni së qeshuri! Xhoda imiton në mënyrë perfekte Encën: 'DISS ENCËS' [FOTO]

Do shkriheni së qeshuri! Xhoda imiton në mënyrë perfekte Encën: 'DISS ENCËS' [FOTO]

Publikuar më: 08:59 05-09-2019

Prej disa javësh moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, pas suksesit së filmit të parë "2 Gisht Mjaltë", ka filluar xhirimet e filmit të dytë më të ri me titull "I love Tropoja".

Ai ka përzgjedhur aktorët më të suksesshëm në Shqipëri të cilët kanë qenë pjesëmarrës në Tropojë ku janë filmuar disa skena.

Siç dihet, do të jetë pjesëmarrëse në film edhe këngëtarja e njohur Enca, gjithashtu edhe aktori i preferuar i të gjithëve ku na bën të qeshim sa herë e shohim në "Portokalli" dhe e kemi fjalën për Xhodën.

-640-0-5d7023c00bdd2.jpg

2018-12-28-14_20_08-Window-1.jpg

Së fundmi, Ermali ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory të shkëputur nga xhirimet e filmit teksa shihet Xhoda duke imituar Encën.

Enca shihet e shtrirë sipër një tavoline, ndërsa Xhoda i shtrirë në tokë bën të njëjtën pozë si këngëtarja.

“Duke i bërë diss Encës”- ka shkruar Ermali pranë postimit që me siguri do ketë shkaktuar shumë të qeshura për ndjekësit e tij.

ENCA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021870136260986