INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Do qaja nëse fëmijët e mi e dëgjojnë". Për cilën këngë flet Ori Kuçi? [VIDEO]

Publikuar më: 19:15 13-01-2018

Një intervistë me doza të shumta sinqeriteti dhe shumë të qeshura ishte ajo e Ori Kuçit në programin e fundjavës “Një kat më lart” me Ermal Peçi. Duke folur për disa nga këngët që po kthehen hite ditët e sotme, Ori i thotë Ermalit se nuk do të ishte më e dashur me të, nëse do ti kërkontë të këndonte “Skifterja e zemrës” apo “Mamicën”.

“Nuk e kuptoj pse “Skifterja e zemrës” ka marrë atë hov mediatik. Më shqetëson. Do isha duke qarë nëse e degjonin fëmijët e mi. Do më binte gjithë puna kulturore ndaj tyre. E tmerrshme!’ – tha Ori.

Ermali nuk heziton ti thotë se sipas kësaj që tha, makthi më i madh për të ndaj fëmijeve do të ishte ky moment. Sipas Orit do ishte një mallkim nëse kjo do të ndodhte realisht.

Ndiqni të plotë biseden në videon e programit “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383