INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Do ia pres këmbët dhe do kthehet duke u zvarritur tek unë”! Tyga trondit me fjalët për Kylie! [AUDIO]

“Do ia pres këmbët dhe do kthehet duke u zvarritur tek unë”! Tyga trondit me fjalët për Kylie! [AUDIO]

Publikuar më: 10:53 05-06-2017

Thuhet që rrjedha e dashurisë nuk është kurrë e qetë.

Dhe po të marrësh për bazë fjalët e fundit të Tyga, do të thonim se është makabre! Natyrisht që bëhet fjalë thjesht për tekstin e një kënge, dhe në të tilla raste gjithçka ekzagjerohet në mënyrë “artistike”, por sërish situata nuk është aspak e qetë. Madje duket se marrëdhënia me Kylie dhe reperit të saj “të parë” ka mbaruar shumë keq, pasi në këngën “Playboy”, ai e bën të duket sikur bukuroshja 19 vjeçare ka shërbyer si tapeti ku fshin këmbët. Megjithatë një reagim i tillë duket tipik, veçanërisht pas faktit se Kylie duket qartë që ka ecur përpara sa hap e mbyll sytë. Ajo është shfaqur shumë intime në publik me Travis Scott, dhe duket se ka shkaktuar fort edhe xhelozinë e Tyga. 

Article Logic
Execution time: 0.0019629001617432