INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djemtë mësojnë më shumë kur rrethohen nga vajzat [VIDEO]

Djemtë mësojnë më shumë kur rrethohen nga vajzat [VIDEO]

Publikuar më: 13:27 10-11-2017

Numri i lartë i vajzave në një klasë i ndihmon djemtë që të kenë një rritje të rezultateve mësimore raporton një studim i fundit.

Sipas të dhënave të publikuar, perfomanca e djemve në lexim dhe shkrim ishte më i mirë në shkollat ku shumica e nxënëseve ishin femra.

Studiuesit e shpjegojnë këtë fenomen se vajzat kanë nivele më të larta përqendrimi dhe motivimi çka ndikonë në mënyrë direkte dhe tek djemtë që të jenë më të vëmendshme gjatë orëve mësimore.

Udhëheqësi i studimit Dr Margriet van Hek deklaron se vajzat lexojnë më shumë madje dhe kohën e lirë, pasi leximi konsiderohet si një hobi për vajzat dhe kjo ndihmon ato që të kenë një performacë më të mirë në mësime.

Shkencëtarët morën në studim rreth 200.000 15 vjeçar nga e gjithë bota, të cilët u testuan në testet e Programit të Vlerësimit të Studentëve.

Article Logic
Execution time: 0.0029339790344238