INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djemtë e OTR mbështesin Beatrix-in [FOTO]

Djemtë e OTR mbështesin Beatrix-in [FOTO]

Publikuar më: 10:36 27-06-2017

Ajo që ekziston mes artistëve është zakonisht rivalitet dhe konkurencë për sa më shumë famë, fansa dhe koncerte që përkthehen në para.

Por edhe pse është një botë " e egër" atje jashtë, ka prej tyre që e vlerësojnë punën e kolegëve njësoj si në rastin e Varrosit i cili ka publikuar klipin e fundit të Beatrixit në faqen e tij. "Trixa më bën të ngulem para ekranit si Netflixi" ka qenë ky krahasimi i reperit që na bën të mendojmë se vërtet e ka shijuar atë që i është ofruar në këtë klip. Ka ndodhur për cilësinë e këngës apo të skenave "hot" të këngëtares, këtë nuk e dimë. A pritet të jetë Trixa pjesëtarja e radhës (pas Encës) e grupit OTR, as këtë nuk e dimë, por nuk do të ishte aspak e papritur pas imitimit në perfeksion prej saj të këngëve të Noizyt në "YFSF". Ajo që kuptuam tashmë dhe na pëlqen është që Trixa qenka e preferuara e Varrosit aq sa nga reagimi i tij duket sikur e ka lënë "Pa ndienja" si vetë titulli i këngës. Pastaj të mos harrojmë që pas përfundimit të lidhjes që kishte, këngëtarja është tani një femër e bukur dhe e lirë, ndaj nëse nuk do të kishte vend për një bashkëpunim, këtu mund të ketë vend edhe për dashuri. Kurrë nuk duhet thënë kurrë,  thonë! /intv.al/ 

19512564_10211458865860620_1311795226_n.png

 

19550869_10211458865660615_1372821698_n.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0044190883636475