INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Divorci dhe obeziteti. Fëmijët e prindërve të ndarë, kur rriten bëhen obezë [VIDEO]

Publikuar më: 18:01 25-07-2017

Fëmijët, prindërit e të cilëve divorcohen kanë më shumë gjasa të bëhen mbipeshë kur rriten, paralajmëron një studim i ri . Psikologët e Universitetit të Forida-s hetuan se si përvojat e paparashikueshme të fëmijërisë - të tilla si dhuna, ndarja e prindërve, dhe zhvendosja nga shtëpia ndikon në peshën e tyre. Divorci ishte një nga shkaktarët kryesor që i çuan të rinjtë te ngrënia mbi normë kur ata arritën moshën e rritur. Studiuesit thanë se besojnë se ngjarje të tilla tronditëse bëjnë që fëmijët të përqendrohet në atë që ndodh në afat të shkurtër kohor , pasi kanë frikë të planifikojnë të ardhmen apo të shpresojnë në investime për qëllime afatgjata. Këta fëmijë rriten me idenë e të 'jetuar tani për tani ", thonë psikologët. Ata priren të kenë fëmijë në moshë më të hershme, shpenzojnë para në vend që të kursejnë, dhe kërkojnë kënaqësi të menjëhershme te ushqimi. Më shumë se një e treta e të rriturve amerikanë dhe 17 për qind e të rinjve, të moshës nga dy deri në 19 vjeç janë obezë, sipas të dhënave zyrtare të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SH.B.A.. Agjencia e quan obezitetin një problem serioz, shumë të kushtueshëm që shkakton sëmundje zemre, goditje, kancer, sëmundje të mëlçisë, diabet tip 2 dhe probleme të tjera shëndetësore.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932