INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditmir Bushati kundër Edi Ramës, ja çfarë thotë ai për arrogancën dhe opozitën

Ditmir Bushati kundër Edi Ramës, ja çfarë thotë ai për arrogancën dhe opozitën

Publikuar më: 14:13 03-04-2019

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur ndryshe nga kryeministri Edi Rama. Ai deklaroi në Parlament se Shqipëria sot është në një situatë të paprecedentë. Sipas tij, opozita ka treguar një lloj frike me daljen nga Parlamenti por kjo nuk duhet të bëjë maxhorancën të jetë arrogante. Ai përmendi disa herë socialistët progresistë.

“Politika shqiptare, për herë të parë është në një situatë të paprecedentë. Jemi gjetur shpesh në rrethrrotullime, por për herë të parë dy parti parlamentare kanë dorëzuar mandatet. Kjo është e paprecedentë jo vetëm për shtete të Ballkanit, por edhe për regjime despotike si të Venezuelës….
Nuk duhet të mohojmë faktin se boja, mielli kanë dalë në rrugë dhe janë drejtuar gabimisht drejt policisë. Duke dalë nga Parlamenti opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe kapitullimi, por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë. Kjo nuk mund të na bëjë ne të shpenzojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetëpërmbushëse. Ne jemi Partia Socialiste, demokratë progresistë, ne duam të ndërtojmë një shoqëri më të mirë, për fëmijët anë dhe për fëmijët e opozitës që nuk janë në sale. Kjo është arsyeja pse e mbështes propozimin e Damian Gjiknurit për të dhënë më shumë hapësirë në reformën zgjedhore. Sepse unë nuk e konceptojë demokracinë si procedurë. Demokracia procedurë është zëvendësimi i formal i listës së PD dhe LSI, por demokracia është dhe thelb dhe fakti që ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për Kodin Zgjehdor, për rregullat e lojës, qoftë me opozitën parlamentare, por edhe opozitën politike besoj se është shprehja më e lartë e ndërgjegjësimit që ka PS për fatet e demokracisë dhe fatet e Shqipërisë, tha ai.

“10 vjetori në NATO nuk është meritë vetëm e PS, por edhe paraardhësve tanë opozitarë. Duhet të gjejmë udhën e arsyes si PS pasi vendi ndodhet në udhëkryq të madh”, shtoi ish-ministri.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.024955034255981
    array(1) { ["section"]=> string(83) "ditmir-bushati-kunder-edi-rames-ja-cfare-thote-ai-per-arrogancen-dhe-opoziten-90526" }