INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditët ikin shpejt, por...

Ditët ikin shpejt, por...

Publikuar më: 10:21 18-04-2018

Nuk e di, nese e keni kuptuar qe ditet ikin shume shpejt?! Une e kam vene re kete gje dhe me ben te ndjehem keq. Me ben te mendoj. Nuk e vras mendjen te plakja,jo, sepse eshte nje faze e jetes, te ciles nuk ia mbyllim dot deren.

E gjithe dhimbja ime eshte te ato dite qe i mbylla bosh. Te ato dite, ku nuk qesha per asnje moment, por i kalova oret me vetulla te ngrysura; te ato dite, kur nuk perqafova askend; kur nuk i thashe askujt “te dua”; kur mengjesi dhe mbremja ishin te njejte; kur nuk bera asnje gabim; te ato dite, kur ndjehesha dembele dhe doja te rrija ne shtrat; kur mbyllja ne vetvete m’u be mike.... Kjo eshte dhimbje shume e madhe, sepse ato dite une i humba dhe nuk i kthej dot pas.

Pooor, une kam ne dore te ardhmen dhe sigurisht nuk do le asnje moment te me largohet pa e mbushur shpirtin me cmenduri, gabime dhe dashuri! Bejeni edhe ju! Ditet jane pak, jeta eshte e shkurter. Nuk ka me kohe per neser.

Falënderojmë Ida Nurçe për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0016880035400391