INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ditët e verës me trafik të rënduar! Kreu i trafikut Interuban flet për IN News...

Publikuar më: 15:28 24-08-2018

Sezoni veror ka shtuar qarkullimin e mjeteve në akset kombëtare dhe ato brenda qyteteve. Ardhja e emigrantëve si dhe turisteve, por dhe shtimi i lëvizjeve drejt plazheve, ka rënduar qarkullimin madje në disa segmente shpesh krijohet radhë dhe orë të gjata pritje për qytetarët.
Shefi i Trafikut Interurban në Policinë rrugore, Taulant Gjoka në një intervistë për IN News, thotë se në këto ditë të nxehta është shtuar edhe prezenca e policisë për shkak të ngarkesës së trafikut rrugor.
Por bashkë me shtimin e fluksit të lëvizjeve, është rritur ndjeshëm edhe numri i ndëshkimeve me gjoba nga rrugoret. Por në fakt Taulant Gjoka thotë se puna e policisë nuk është fokusuar vetëm tek ndëshkimi i shkelësve të ligjit, por dhe sensibilizimi i qytetarëve në zbatimin e Kodit Rrugor gjatë qarkullimit.
Tradicionalisht emigrantët janë ata që shkelin më së shumti Kodin Rrugor.

Article Logic
Execution time: 0.0033590793609619