INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditët e ftohta erdhën! Ndërroni garderobën tuaj me trendet e vjeshtës për të qëndruar ngrohtë, por edhe me stil [FOTO]

Ditët e ftohta erdhën! Ndërroni garderobën tuaj me trendet e vjeshtës për të qëndruar ngrohtë, por edhe me stil [FOTO]

Publikuar më: 17:55 30-09-2018

Tashmë i kemi thënë mirupafshim verës dhe i kemi hapur krahët për të përqafuar stinën e vjeshtës, edhe pse temperatrat nuk janë shumë dakord me ne për momentin. Netë të freskëta, çokollatë e ngrohtë, triko të rehatshme, por më shumë adhurojmë momentin kur do të ndërrojmë garderobën. Me fjalë të tjera, është sezoni i tranzicionit. 

Duhet të theksojmë se këtë vit jemi me shumë fat pasi dizenjuesit e firmave na kanë përkëdhelur shumë me trendet që na kanë prezantuar për këtë sezon.
Le të gëzojmë procesin e ndërtimit të një garderobe të re dhe të shqyrtojmë se çfarë do të veshim nga tani deri në muajt e ardhshëm.


Veshje plot ngjyra, të sofistikuara, romantike, kjo është garderoba e vjeshtë-dimër 2018-2019, një përqëndrim i stilit dhe feminilitetit që do të na shoqërojë gjatë sezonit të ftohtë.


Kuadratet

Kuadratat do të na shoqërojnë edhe këtë sezon, të cilat do i shohim kudo: nëpër fustane, xhaketa, madje edhe në pantallona. Ky print nuk ndeshet vetëm tek veshjet, por edhe tek aksesorët, si këpucë, çanta, shalle, çadra etj. Nga mania e veshjeve me kuadrate nuk kanë shpëtuar as të famshmet të huaja apo dhe shqiptare, të cilat mesa duket sikur janë dashuruar me këtë trend.

fashion-week-fall-2018-trend-clueless-plaid.jpg

jVCQIJpAky.jpg

ROSEIVYJournalTheBestWinterCoats.jpg

 

 


Kostumet e meshkujve

Stili mashkullor vazhdon të jetë dominues në veshjet e femrave edhe këtë vjeshtë. Kostumet janë shumë të pranishme dhe tek një femër thekson bukurinë dhe nxjerr në pah karakterin e fortë, madje mund të themi që është një veshje shumë praktike. Ambasadorja e këtij trendi është Blake Lajvëli. Vetëm një këshillë: eksperimentoni dhe guxoni me kostumet me ngjyra të ndezuara.

bella-hadid1.jpg

hbz-bella-hadid-0209-splash-1518193690.jpg05ce66890b51f778f81fa0386c69f0e9.jpg

Blake-Lively-Style-Simple-Favor-Press-Tour-2018.jpg

powersuits-trend-2018-2.jpg

 


Prania e luleve

Fustanet me lule janë të preferuarat e vajzave fashioniste në verë, por lulet nuk do të jenë vetëm tendenca e verës pasi shtëpitë e modës i kanë zgjedhur ato edhe për stinën e vjeshtës. Fustanet me lule janë shumë feminine dhe shumë stylisht. Mund t’i kombinoni shumë bukur me çizme dhe do të tërhiqni vëmendje në rrugë kur të kaloni.

fall_winter_2018_2019_print_trends_floral_patterns.jpg

 

 


Stili bohemian


Stili bohemian nuk do të dalë kurrë nga moda, përkundrazi, ai zë një vend shumë të rëndësishëm dhe të veçantë tek të gjithë dizenjuesit dhe vajzat fashioniste. Koleksionet e prezantuara gjatë muajit të modës na kanë thënë të gjithë një zëri që ky trend do të jetë kudo.

diorrr.jpg

Etro.jpg

chloe.jpg

 

 


Ngjyrat e ndezura

Edhe pse sezoni vjeshtë/dimër karakterizohet nga ngjyra të errta, shtëpitë e modës na këshilljnë që të guxojmë me ngjyrat e ndezura për të ngrohur dhe gjallëruar këtë periudhë të ftohtë që do vijë së shpejti.

be74b8c7067c7b29997be354158c3786.jpg

 

 


Xhupa dhe Pellusha oversize

Ka shumë stile të ndryshme që janë në modë këtë sezon, edhe pse duhet të theksohet se çdo gjë e tepërt dhe oversize do t'ju mbajë në zonën e modës dhe fashion. Ky sezon sjell pallto, pellusha dhe xhupa të gjata dhe oversize si alternativat më elegante dhe plot stil. Lëreni fanatzinë e lirë dhe qëndroni ngrohtë dhe komodë me këtë trend./intv.al/

tomm.jpg

Maison-Margiela.jpg

Marc-Jacobs.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040359497070312