INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Verës bashkon Ramën dhe Bashën në Elbasan

Dita e Verës bashkon Ramën dhe Bashën në Elbasan

Publikuar më: 11:30 14-03-2019

Prej mbrëmjes së djeshme qeveria e drejtuar nga Edi Rama, por edhe deputetët e anëtarë të Kryesisë së PS ndodhen në Elbasan, ku kanë zhvilluar një mbledhje pune për të diskutuar mbi krizën politike dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Paraditen e sotme, Rama pritet të marrin pjesë në aktivitetet kushtuar “Ditës së Verës”, organizuar nga Bashkia e Elbasanit.

Por nga ana tjetër, edhe kreu i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur sot të ndalet Elbasan, jo për protestë por për të bërë thirrje për mbështetje në 16 mars dhe për festuar me qytetarët e Elbasanit.

Dega e PD-së në Elbasan ka lajmëruar se nuk do të ketë protesta në këto dy ditë për të respektuar dhe festimet.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271