INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dita e tretë në shesh, Mustafaj: E nisëm në ’90-ën, e vazhdojmë sot [VIDEO]

Publikuar më: 17:01 20-02-2017

Demokratët janë në ditën e tretë të protestës së tyre përballë godinës së Kryeministrisë. Kjo ditë përkon me një datë të shënuar në historinë pluraliste të vendit tonë, rrëzimin e bustit të dikatorit Enver Hoxha nga studentët e vitit ’90. Protagonist të asaj ditë kanë zbritur sërisht në shesh. Besnik Mustafaj në një intervistë për IN News jep këndvështrimin e tij se përse kjo protestë ishte e domosdoshme në këto momente.

Jamarbër Malltezi, student i dhejtorit ’90 është shfaqur familjarisht edhe sot në shesh për të protestuar kundër qeverisë.
Qytetarët kanë 3 ditë që qëndorjnë në shesh, dhe shprehen të vendosur për të mbështetur Partinë Demokratike në cdo vendim, edhe në grevë urije, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764