INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Flamurit bën bashkë Edi Ramën dhe Ilir Metën në Vlorë [FOTO]

Dita e Flamurit bën bashkë Edi Ramën dhe Ilir Metën në Vlorë [FOTO]

Publikuar më: 11:42 28-11-2018

Kryeqendra e festimeve për Ditën e Flamurit është Vlora. Qeveria ka zbritur në qytetin bregdetar, ndërsa nuk mungon as presidenti Ilir Meta. Me rastin e 28 nëntorit, në qytetin e Vlorës është zhvilluar një ceremoni e veçantë për ngritjen e flamurit kombëtar.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe personalitete të tjera të politikës.
Presidenti Meta dhe kryeministri Rama zhvilluan homazhe dhe vendosen kurora me lule në monumentin e pavarësisë. Kjo ditë bëri bashkë kryeministrin dhe kryetarin e shtetit, të cilët në fakt kanë patur një situatë të tensionuar kohët e fundit, lidhur me emrin e Ministrit të Brendshëm.

meta.jpg

meta_1.jpg

meta_3.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926