INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disney ju njeh me Rose Red, motrën e Borëbardhës, në filmin e ri!

Disney ju njeh me Rose Red, motrën e Borëbardhës, në filmin e ri!

Publikuar më: 11:33 01-04-2016

A dinit që Borëbardha ka një motër? Mesa duket po!

The Hollywood Reporter ka bërë të ditur së fundmi se Disney është duke punuar për një film të ri i cili do të ketë në fokus të motrën e pazbuluar deri më tani të Borëbardhës, e quajtur Rose Red. Ngjarjet do të vërtiten rreth kësaj të fundit, të cilës i duhet të ndërmarrë disa aventura të rrezikshme së bashku me shtatë xhuxhat, për të shpëtuar Borëbardhën nga mallkimi i shtrigës, pas helmimit që ajo i bëri me mollën. Në fakt personazhi i Rose Red shfaqet edhe në përrallën origjinale të vëllezërve Grimm, e megjithatë ka qenë një zgjedhje e Disney për të mos e zbuluar atë deri më tani. Aktualisht producenti i këtij filmi, Tripp Vinson, është duke punuar gjithashtu për një vazhdim të filmit "Aladdin", i titulluar "Genie"!

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881