INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa orë para protestës policia deklaron se ka informacione shqetësuese dhe paralajmëron...

Disa orë para protestës policia deklaron se ka informacione shqetësuese dhe paralajmëron...

Publikuar më: 13:23 08-06-2019

Policia e Shtetit disa ora para nisjes së protestës së 8-të kombëtare të opozitës ka dalë në një deklaratë për mediat. Mes të tjerash, policia pretendon se disponon informacione shqetësuese, e për këtë arsye i bën thirrje opozitës që të mos lejojë devijimin e tubimit. “Për shkak të informacioneve shqetësuese që Policia disponon, në vazhdën e protestave të shkuara të të njëjtave subjekte politike, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Po ashtu, nisur nga ngjarja e rëndë e protestës së kaluar ku protestues të dhunshëm goditën me shufra metalike protestues paqësorë, u bëjmë thirrje organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia në vijim thotë se në protestat e kaluara kanë marrë pjesë dhe persona me të shkuar penale. “Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim se mes të ndaluarve në protestat e shkuara ka individë me precedentë të rëndë penale, siç ishte rasti i njërit prej dhunuesve të dy protestuesve paqësorë, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. I bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë organizatorëve të marrin të gjithë përgjegjësinë e tyre për moslejimin e devijimit të protestës”, thuhet në deklaratë.

Në fund, policia paralajmëron se do të veprojë ndaj akteve të dhunës. “Po ashtu ri-kujtojmë se përdorimi i mjeteve piroteknike është jo vetëm i paligjshëm, po edhe tejet i rrezikshëm për shëndetin e jetën e punonjësve të Policisë dhe qytetarëve. Policia e Shtetit do t’i qëndrojë strikt parimit demokratik të proporcionalitetit dhe është e përgatitur të reagojë në proporcion të plotë, me çdo akt dhune”, thuhet në deklaratë.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0037541389465332
    array(1) { ["section"]=> string(94) "disa-ore-para-protestes-policia-deklaron-se-ka-informacione-shqetesuese-dhe-paralajmeron-95764" }