INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa muaj më parë rrahu Feron, dje e bënë për spital, reagon reperi i njohur: Ky është vetëm...[FOTO]

Disa muaj më parë rrahu Feron, dje e bënë për spital, reagon reperi i njohur: Ky është vetëm...[FOTO]

Publikuar më: 21:06 24-10-2018

Në mars të këtij viti Fero u rrah nga disa persona teksa po dilte nga një kinema. Më vonë u tha se Fero ishte rrahur nga një reper tjetër i quajtur Ligrit Uka. Ky i fundit ditën e djeshme ka përfunduar në spital pasi u sulmua nga disa persona.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia të cilët kanë njoftuar se Ligriti është gjetur me lëndime trupore në rrugën Isa Boletini në Prishtinë.

Deklarata e policisë:

Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.”

Ligriti pasi bllokoi komentet në Instagram ditën e djeshme, së fundmi ka reaguar me anë të një fotoje të Tony Montana me mbishkrimin: “Ky është vetëm fillimi, ende nuk kam mbaruar”

UKA.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0031330585479736