INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa këshilla bukurie nga Marilyn Monroe

Disa këshilla bukurie nga Marilyn Monroe

Publikuar më: 12:48 01-07-2018

Marilyn Monroe gjithmonë e dinte se si të tregohej një zonjë e vërtetë. Ajo ka qenë gjithmonë e njohur si femër seks simbol, por ishte edhe një njohëse e modës së vërtetë dhe rrallë bënte gabime.
Ajo shquhej për kombinimet e veshjeve, përdorimin e ngjyrës së kuqe dhe nuk i hiqte takat e larta. Qerpikët e saj ishin gjithmonë të lyer dhe flokët i mbante me onde gjithmonë. Ajo kurrë nuk harroi të buzëqeshte me një mënyrë e joshëse.
Të gjitha këto e bënin atë një femër unike. Këshillat e saj të modës, stilit dhe feminilitetit janë ende të vlefshme sot.

Ja cilat janë ato:

Përdorni gjithmonë buzëkuq me ngjyrë të kuqe.

Harrojeni fustanin e shkurtër të zi, vishni fustan të bardhë.

Takat e larta janë miket më të mira të çdo gruaje.

Stil nuk është vetëm veshja, por edhe qëndrimi.

Udhëtimi me aeroplan është një mundësi për të qenë elegante gjithashtu.

Shamia është zgjidhja e duhur, kur flokët e tu janë të "pabindur".

Kur jeni në dyshim, vishni pantallona me bel të lartë.

Veshjet bust janë gjithmonë "in".

Edhe kostumet e banjos kanë nevojë për aksesorë.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322