INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa e dashurojnë, disa e urrejnë, por kjo këngëtare sapo u shpall si personi më influencues [FOTO]

Disa e dashurojnë, disa e urrejnë, por kjo këngëtare sapo u shpall si personi më influencues [FOTO]

Publikuar më: 18:16 30-11-2018

Ajo është ndër ato personazhe dhe artiste të cilat njerëzit ose e urrejnë ose e dashurojnë.

Po flasim pikërisht për Taylor Swift, një prej këngëtareve amerikane më të suksesshme në botë, fama e së cilës arriti skajet që në adoleshencën e saj.

Sipas “Brandwatch” Taylor Swift është konsideruar si përdoruesja me më shumë influencë në Twitter për 2018-ën, me një rezultat ndikues prej 98 nga 100 pikë të mundshme.

Pikët përcaktohen nga shuma e angazhimit që gjeneron një përdorues i Twitter-it, duke numëruar shpërndarjet, komentet dhe ndjekësit.

Rezultatet pastaj ndahen nga gjinia e përdoruesve. 28-vjeçarja Swift ka 84 milionë ndjekës në Twitter.

Në vend të dytë renditet ish-këngëtari i “One Direction”, Liam Payne, me 97 pikë dhe 33 milionë ndjekës.

Në vend të tretë renditet Presidenti Donald Trump me 56 milionë ndjekës dhe me radhë, Katy Perry me 108 milionë ndjekës, Kim Kardashian me 59 milionë ndjekës dhe Demi Lovato me 57 milionë ndjekës.

taylor_swiift.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126