INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur u fiksua me këngën e tyre 'Bow Down', tani Bebe Rexha zgjedh me Encës dhe Noizy-t! [FOTO]

Dikur u fiksua me këngën e tyre 'Bow Down', tani Bebe Rexha zgjedh me Encës dhe Noizy-t! [FOTO]

Publikuar më: 21:09 11-03-2019

Bebe Rexha shpesh herë e ka shprehur plot krenari prejardhjen e saj shqiptare dhe herë herë nuk ngurron të na tregojë se dëgjon edhe muzikë shqiptare, sidomos ato popullore. Madje disa herë ka publikuar video ku shihet teksa kërcen valle shqiptare dhe mëson edhe skuadrën e saj si të kërcejnë këto valle.

Por vlen të thuhet se në kohën kur "Bow Down" nga Enca dhe Noizy doli në treg, Bebe Rexha ishte 'fansja' numër 1 i asaj këngë. Ajo e tregoi asokohe se ajo këngë ishta "Kënga e ditës" së saj. Madje ajo edhe e ndiqte dyshen, Enca e Noizy në rrjete sociale, mirëpo gjërat kanë ndryshuar.

Si duket tashmë Bebe ka zgjedhur se cilin prej tyre të mbajë në Instagram dhe është Enca, ajo që shihet në listën që ylli shqiptar me famë botërore ndjek.

Nuk dihet arsyeja pse nuk ka Noizyn, por dimë të themi se Bebe e Noizy janë bërë pjesë e lajmeve rozë ditët e fundit pasi ky i fundit i la një koment që u mor si ofendim, por më pas bëri gjestin që Bebe mund ta "falte". (lexo më shumë)./intv.al/

2c769cee-4a3a-49ea-b94b-e7690c4c09d8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033438205718994