INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur shokë, sot armiq! Pasi “i vodhi” Trejsi Sejdinin, Fero “kopjon” sërish Mozzik, me siguri e keni humbur! [FOTO]

Dikur shokë, sot armiq! Pasi “i vodhi” Trejsi Sejdinin, Fero “kopjon” sërish Mozzik, me siguri e keni humbur! [FOTO]

Publikuar më: 20:21 17-04-2018

Kush ju pëlqen më shumë Mozzik apo Fero?

Askush nuk e priste që dy reperat e njohur Getinjo dhe Mozzik të largoheshin nga labeli muzikor On Records. Por, ja që ndodhi dhe dy vëllezërit nuk janë larguar me të mira, madje me shumë probleme e deklarata të forta.
Në kohën kur Mozzik dhe Getinjo ata ishim miq shumë të mirë me Feron, mbi të gjitha Mozzik ishte pjesë e klipit “A pe din qysh”. Por pas prishjes së marrëdhënieve me grupin filluan dhe thumbimet mes Feros dhe dy vëllezërve. Nëse nuk e kishit vënë re, në klipin e tij “Gang Gang”, Fero mori vajzën seksi Trejsi Sejdini, ose siç njihet ndryshe “Gangsterja e Elbasanit”, por me siguri që nuk e keni harruar se Trejsi ka qenë pjesë e klipit “Xhelozia” të Mozzik? Ok, mund ta quani një “diss” të Feros.

collaged.jpg

Para pak ditësh Mozzik publikoi hitin e tij më të ri “Madam”, jashtëzakonisht i pëlqyer nga publiku i cili i ka kaluar 4.1 milion klikime dhe kur e promovoi në Instagram, ia shërbeu publiku si një dhuratë. 

“Urdhnoni popull i dashtun, gjithmonë me juve e gjithmonë për juve! Dhuratë e keni kto!”, shkroi Mozzik.

Mirëpo edhe Fero përdori të njëjtin përshkrim si ish-kolegu i tij, pasi edhe ai shkroi: “Urdhnoni publik e dashun”, si për t’u treguar që është një dhuratë për ta.

urdhoninmoz.jpg

 

Të ketë kopjuar Mozzik vallë, apo i ka lëshuar një thumb? /intv.al

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030498504638672