INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur mohoi origjinën, sot Eleni Foureira i tregon botës: Jam krenare që jam shqiptare! [VIDEO]

Dikur mohoi origjinën, sot Eleni Foureira i tregon botës: Jam krenare që jam shqiptare! [VIDEO]

Publikuar më: 22:43 01-05-2018

Ditët e sotme shumë shqiptarë mund ta thonë troç e me zë të lartë prej nga vijne. Një arsye është se yje botërorë si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa e kanë bërë këtë gjë ndërsa arsyeja e dytë është se në fillimet e tyre nuk kanë mundur për faktin se nuk pranoheshin nga shoqëria e vendit ku jetonin.
Arsyeja e dytë i përket faktit se pse Eleni Foureira nuk pati mundësi ta pranonte deri në një moment ku pati mundësinëta shprehte prej nga vinte. Tashmë të gjithë e njohin si shqiptare edhe pse njihet si Beyonce e Greqisë.
Eleni ndodhet në Lisbonë ku do të përfaqësojë Qipron në “Eurovision”, aty ku u shpreh se është krenare se është shqiptare në një intervistë për ‘Wiwiblogs’.

“Ishte shumë e vështirë të lije Shqipërinë dhe të shkoje në një shtet të ri ku nuk njeh asnjë dhe je 7 vjeçe. E do të nisësh jetën nga fillimi. Ishte e vështirë, por edhe shumë e bukur. Çfarë ndodhi në jetën time, më bënë mua kjo që jam. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që jam rritur në Greqi i cili është një shtet fantastik por jam edhe krenare që po e përfaqësoj Qipron në Eurovision”, u shpreh Foureira.

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371